fbpx
Ad imageAd image

Javë e keqe për këngëtarët! Pas Justin Timberlake, arrestohet edhe reperi Travis Scott

Blloku min lexim

Travis Scott u arrestua në Miami pasi u akuzua se kishte shkaktuar shqetësime në një varkë që kishte marrë me qera, ku ndodhej bashkë me miqtë e tij. Reperi, sipas “TMZ“, akuzohet se ka prishur qetësinë publike. Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 20 qershor, në Marinën e Miami Beach.

Javë e keqe për këngëtarët! Pas Justin Timberlake,

- Advertisement -

PAMJET E ARRESTIMIT TË TRAVIS SCOTT

Oficerët u thirrën në marinë për shkak të shqetësimeve që po shkaktonte Scott, të cilit i ishte kërkuar që të largohej disa herë nga pronari i varkës. Por përzënien nga pronari, Scott nuk e përballoi shumë mirë dhe iu kthye me të bërtitura, sharje dhe sjellje të tjera shqetësuese që e detyruan pronarin që të telefononte Policinë. 

- Advertisement -

Por pavarësisht gjithçkaje, reperit 33-vjeçar nuk i duhet që të qëndrojë shumë kohë në burg, pasi pagoi një garanci prej 650 dollarësh dhe pritet të lirohet po sot. Detaje të tjera për rrethanat e arrestimit të tij ende nuk janë bërë të ditura. Ky është rasti i dytë brenda javës që një “VIP” arrestohet. Vetëm pak ditë më parë në pranga përfundoi edhe Justin Timberlake, pasi edhe ai po i jepte mjetit të tij në gjendje të dehur.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock