Vijon prej ditësh debate midis Romeos dhe Gracianos, pasi ky i fundit e akuzon se aktori ka ngacmuar Erjolën para se të hynin ne Big Brother.
Aktori i tha kokurrentit që i është “lëpirë” jashtë shtëpisë, duke i bërë si shok, ndërsa balerini u shpreh: “Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?”
Romeo i tha Gracianos se do të japë llogari për deklaratat e tij kur të dalë nga “BBV”.
“Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht” u shpreh balerini i acaruar me aktorin i cili vazhdoi të tallej.
“Ik ore palaço” iu drejtua Graciano konkurrentit, duke shtuar: “Plehrat kështu janë”
Pjesë nga debati:
Romeo: Një nga arsyet pse e mendoja dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote që jashtë këto gjëra s’mi thonë dot në sy
Graciano: S’di them dot në sy ë? Po as s’më intereson me u marrë me ty jashtë
Romeo: Më je lëpirë si laro
Graciano: Mua ti jashtë as s’më intereso fare. Nuk lëpihem unë. Ai që lëpihet je ti
Romeo: Më lëpihesh si laro
Graciano: Unë çfarë kam arritur i kam arrit me këto (prek këmbët dhe duart). Nuk di unë as me të ardh me tu lëpi as me të bë qefin
Romeo: Jashtë më lëpihesh ti mua
Graciano: Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?
Egla: Për çfarë arsyeje mund të të lëpihet një njeri ty? Moderator është, ka ndonjë pushtet?!
Romeo: Çfarë lidhje me pushtet? Më ka përqafuar, më ka thënë “do futemi brenda, do bëjmë këtë, atë. O sa mir do jemi”.
Graciano: Po ik o përdorues. Kujt do ti japë llogari. Hë more se ke 4 ditë që më kërcet dhëmbët. Kush është rrethi i përbashkët që do jap llogari, kush janë këta njerëz? Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht
Romeo: Zemra ime, ndihesh i kërcënuar? Po dridhesh ri?
Graciano: Ik ore palaço. Po dridhem nga ty unë? Ti je patatinë
Romeo: Ti je biskotë tagani, të bien këmbët në qumësht
Graciano: Plehrat kështu janë