Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka qenë i ftuari i Isli Islamit në “n’Audi” dhe ndër të tjera ka folur rreth eksperiencës së tij në “Ferma Vip”.
Ai u pyet se cia ishte frika e tij më e madhe brenda këtij spektakli dhe këngëtari rrëfeu se ishte shqetësimi se mos dëmtonte imazhin e tij te publiku, duke bërë diçka që s’do t’i pëlqente këtij të fundit
“Tani këto formate kanë treguar që vërtet është lojë, vërtet është diçka televizive dhe supozohet të jetë e bukur, por kanë treguar që edhe kanë dëmtuar. Kanë dëmtuar karriera, familje pas sjelljes aty brenda. Frika ime ishte përsa i përket imazhit te publiku. Kisha frikë se mos bëja ndonjë sjellje jo timen. Të dilja nga vetja, në jetën e përditshme dhe ndodh por aty është ndryshe, sepse ti je para kamerave, para publikut dhe gjykohesh kollaj“,rrëfeu Renisi.
