fbpx
Ad imageAd image

Ja pse insektet fluturuese tërhiqen nga dritat

Blloku min lexim

Prej kohësh mendohet se insektet fluturuese thjesht tërhiqen nga llambat e rrugëve por studiuesit besojnë se arsyeja është në fakt për shkak të konfuzionit të shkaktuar nga dritat artificiale.

Studimi, i botuar në revistën Nature Communications, tregon se insektet që drejtohen drejt dritës natyrale të qiellit ndihmojnë të mbajnë qëndrimin dhe kontrollin e duhur të fluturimit.

- Advertisement -

Kjo ka të ngjarë sepse insektet përdorin dritën për t’u orientuar por kur ata shohin drita artificiale, kjo ngatërron sistemet e tyre të fluturimit, duke shkaktuar kështu konfuzion në ajër.

Për të studiuar këtë fenomen të veçantë, studiuesit shfrytëzuan një zonë fushore në Kosta Rika dhe më pas përdorën kamera me rezolucion të lartë për të filmuar insektet që rrotulloheshin rreth dritave të vendosura atje. Kjo u dha atyre një vështrim të thellë se si pilivesa rrethon burimet e dritës pafundësisht.

- Advertisement -

Ky studim i ri ndihmon për të kuptuar atë që shumë prej kohësh e kanë perceptuar si tërheqjen e një insekti ndaj dritës. Për miliona vjet, insektet janë mbështetur në dritë për t’u treguar se në cilën drejtim është qielli.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock