fbpx
Ad imageAd image

“Iu desh 5 orë të zgjohej”/ Eliona Pitarka tregon historinë e nipit të saj në klinikën ku vdiq sot 3-vjeçari

Blloku min lexim

Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar për rastin tragjik të 3-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e mbidozës së narkozës në një klinikë dentare.

Fëmija ishte për 3 ditë në QSUT , pas vizitës në klinikën dentare, ku humbi jetën pas qëndrimit në koma.

- Advertisement -

Pitarka thotë se tek ajo klinikë ajo kishte çuar nipin e saj 1 vit më parë.

Pas vizitës së nipit tek klinika iu desh 5 orë që të zgjohej dhe kur u zgjua kishte marrje mendsh,të vjella dhe fliste përçart.

- Advertisement -

Gjithashtu ajo ndjehet fajtore që nuk e denoncoi atë klinikë 1 vit më parë për shkak të nipit të saj, sepse në këtë mënyrë ndoshta dha tragjedia me 3-vjeçarin nuk do të kishte ndodhur.

Postimi i Eliona Pitarkës në InstaStory:

- Advertisement -

Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë Eliona Pitarka.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock