fbpx
Ad imageAd image

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që thotë se ushtroi ish-bashkëshorti i saj!

Blloku min lexim

Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit. Ajo tregoi fotografitë në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, duke sqaruar edhe rrethanat si ka ndodhur. Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen. Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë.

- Advertisement -

Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf. Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO