Eftuar në “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Alba Pollozhani, për të folur rreth çështjes së martesës dhe dashurisë për gjeneratën Z, si dhe problemet që ata hasin.
Pse mendon se gjenerata Z ka vështirësi të marrë hapa të rëndësishëm drejt martesës?
Kjo është një temë shumë e thellë dhe e veçantë, ka shumë arsye të ndryshme. Mendoj se një nga këto është thjeshtësia me të cilën vajzat ose djemtë gjejnë një partner të ri, qoftë më të bukur ose më të pasur. Ata nuk marrin përgjegjësi për bashkëjetesën e tyre. E gjej shumë të çuditshme si ata bashkëjetojnë për 1 ose 2 vite, flenë dhe ndajnë shumë gjëra bashkë, vetëm që të pyesin veten në fund “a ta vazhdojmë apo jo?”. Më bën të mendoj, çfarë dëshironin të nxirrnin nga kjo bashkëjetesë? Ata as nuk bien dakord që të kenë fëmijë, një nga gjërat që të paktën në një çift, jep një synim të përbashkët. Një marrëdhënie, përveç dashurisë, duhet të ketë besim, ndershmëri dhe integritet, gjë që është shumë e vështirë për t’u gjetur sot.
Çfarë mendimi ke për metodat e fundit të takimeve, specifikisht ato të rrjeteve sociale?
Varet se çfarë dëshiron, një lidhje serioze apo kënaqësi. Mendoj se platformat sociale janë bërë shumë funksionale për lidhjet e kënaqësisë dhe nuk e kuptoj pse njerëzit lodhen të mendojnë se cila metodë është më funksionale dhe se cila do t’i gjejë atyre dashurinë e vërtetë. Fatin e ke të shkruar në ballë. Formula nuk ekziston, besoj shumë në Zot dhe nuk kemi pse të vrasim mendjen për të gjetur lidhjet serioze, ajo do të dalë vetë.