Erjola Doci është një banoret e BBV mjaft aktive që shpesh e kemi parë edhe agresive edhe në momente të lumtur e humori. Por me rrëfimin e linjës së jetës që bëri sonte ajo i preku të gjithë dhe bëri që ta njohim më shumë.
Në një moment ajo tregon se kur babai i saj ndërroi jetë kishte lënë amanet që “vajzën mos ma preki kush”. Por mes lotësh ajo tha se ish i dashuri i saj e ka thyer kërë amanet sepse e ka dhunuar fizikisht dhe emocionalisht.
“I kërkojë falje mamit për këto që dëgjoj. Sepse ajo mendon që unë isha një vajzë e fortë por dikush theu edhe amanetjn e babit, vuri dorë mbi mua. Më dhunonte psikologjikisht, prej tij kalova në ankth dhe depresion”, u shpreh mes lotës moderatorja.