Fation Kuqarit i janë sekuestruar rrobat në dyqanin e tij. Emisioni ivestigativ “Piranjat” ka shkuar pranë dyqanit në pronësi të ish-banorit të “Big Brother”, Fation Kuqari.
Fationit i është bërë e ditur se malli që ai shet në dyqan është fallco dhe me urdhër ky dyqan duhet të mbyllet.
Pas një diskutimi mes tij dhe gazetarëve Fationi ka qëndruar shumë i qetë deri sa është zbuluar se e gjitha kjo ishte një kamera e fshehtë nga emisioni.
“Pse më prekni në pika të dobëta unë zakonisht i nuhas këto kur më bëhen kamera të fshehta por këtë nuk e kuptova fare e hëngra edhe unë”,u shpreh Fation Kuqari.

