Rike Roçi pas daljes së Ilnisa Agollit nga “BBVIP” është parë shumë e miqësuar me Meriton Mjekiqin, duke i “harruar” debatet që ka pasur me këtë fundit. Gjatë një debati me Julian Dedën, aktori i tha modeles se është afruar me moderatorin sepse ka frikë nga nominimi, ndërsa një gjë e tillë është mohuar nga Rikja.
“Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi”, iu drejtua banorja, megjithëse aktori tha se tani e ka vënë re këtë gjë.
Modelja tha nuk mban qëndrim me Meritonin sepse atë e ka shok, ndërsa sipas Julit-Rike pas largimit të Ilnisës i është vardisur Meritonit sepse ajo nuk ka me kë të qëndrojë.
Pjesë nga debati:
Rike: Dea unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin por nuk bëj debate fallco siç i bën ti
Juli: Pse se di unë?,
Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse smë intereson fare. Nuk kam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi
Juli: Tani po e shikoj
Rike: Shyqyr që tani po e nxjerr fytyrën
Juli: Kjo është e dukshme Rike. Ti rri me të tjerët se s’do të të nominojnë.
Rike: Nuk është e vërtetë
Juli: Po, sepse ke frikë nga nominimi