Teksa në Prime-in e ‘Big Brother VIP3’, debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqin, aktori është përplasur edhe me opionisten e ‘BBVIP’ Ori Nebiaj.
Më vjen mirë që Juli u zgjua nga gjumi letargjik këtë javë”, iu drejtua opionistja e ‘Big Brother VIP’ aktorit.
Ndërsa Juli iu përgjigj me ironi duke i thënë ‘Ori, unë e di që je mësuar me gjumashë në jetën tënde’.
Debati:
Juli: Nuk e di nga të erdhi ky mendim. Ori, unë e di që je mësuar me gjumashë në jetën tënde
Ledjoni: Jo në këtë mënyrë
Juli: Epo si mund t’i duken ropi në gjumë, ku është gjithë ditën këtu
Ori: Juli, të kam zemër, të kam shpirt! Nëse do që të bëjmë një debat politik, shkojmë tek Grida Duma kur të dalësh. Nëse do që të flasim për ‘Big Brother’ qëndrojmë këtu. Nëse unë do të isha mësuar me gjumashë, gjumi yt s’do më bënte përshtypje. Nëse unë do të bëja debat me miq tonë të përbashkët, me ty s’do yta bëja kurrë, se s’kemi debatuar asnjëherë në jetën tonë, përveçse kemi pirë kafe.