Që prej mbrëmjes së parë, Juli dhe Egla kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe debati ka vazhduar deri ditën e sotme. Egla i ka përmendur edhe bashkëshorten Julit, gjë të cilën Juli nuk e dinte dhe pasi pa klipin kishte një reagim:
Juli: Çfarë të thuash? Paska shkuar pak më tutje se ç’mendova. Paska përmendur dhe një zonjë shumë të nderuar që është bashkëshortja ime. Fjalë që dalin nga goja e një një njeriu të pa edukatë. Më habit fakti që Romeo e ka mbështetur dhe ka shkaur e ka përqafuar. Nuk merrem me një njeri që përmend fjalët hale, k…, pijanec etj. Nuk e dija që një kolege e imja, për të cilën gjysma e shtëpisë ka respekt, ka arritur deri në këtë pikë që të prekë njerëzit e shtëpisë. Ajo na thotë duhet të keni respekt, por paska 6 fytyra. Unë i ndërpres të jgitha marrëdhëniet derisa kjo të më kërkojë falje.
Egla u shpreh se:
Batuta që Juli thotë se kam përmendur zonjën, të cilës i kërkoj falje që e kam përmendur, ia thashë atij jo bashkësortes. Duke ditur që më përmendi brekët, i thashë që hiqja gruas tënde jo mua. Fjalori im nuk është në lartësinë që duhet për këtë spektakël. I kërkoj ndjesë publikut dhe Julit që i nxorra nga goja. Juli është mburrur që ka bërë një grua të qajë dhe do e bëjë njësoj. Ai më tall në momentet e mia të dobëta. Kam shkuar shumë larg.