fbpx
Ad imageAd image

 I nxehti ekstrem: Kosova merr masa për punëtorët, në Shqipëri nuk ndërmerret asnjë veprim

Blloku min lexim

Në Kosovë janë marrë disa masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe punëtorëve nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të kufizojë orarin e punës për disa kategori, duke përfshirë sektorin e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna.

- Advertisement -

Gratë shtatzëna: Lirim nga puna nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024, nëse lirimi nga puna nuk është i mundur, ato duhet të punojnë nga shtëpia.

Qytetarët me sëmundje kronike: Të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024.

- Advertisement -

Sektori i ndërtimtarisë: Ndalohet puna në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024.

Inspektorati i Punës ka dalë në terren për të mbikëqyrur respektimin e këtyre vendimeve. Subjektet që nuk respektojnë vendimet do të gjobiten, ndërsa në varësi të temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024 do ndërmerren masa të tjera.

- Advertisement -

Por teksa Kosova ka marrë këto masa, në Shqipëri ato janë inekzistente. Sektori i ndërtimit, ai që është më tepër i ekspozuar ndaj punës në ambiente të jashtme dhe temperatura ekstreme, vijon aktivitetin pa ndërprerje. Edhe pse në këtë sektor tani mosha mesatare e punëtorëve është relativisht e madhe, asnjë masë nuk është marrë për mbrojtjen e tyre nga i nxehti afrikan që ka pushtuar vendin.

Gjatë këtyre ditëve, institucionet shqiptare janë mjaftuar me paralajmërime në rrjetet sociale për vapën dhe lajme për fluksin e shtuar të pacientëve të goditur nga temperaturat ekstreme.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock