fbpx
Ad imageAd image

“I kam lexuar ditarin dhe jam penduar”/ A duhet t’ia kontrollojmë gjërat personale partnerit? (Rrëfime)

Blloku min lexim

Lidhjet në çift shpesh herë aq sa janë të bukura janë edhe të komplikuara. Shpesh sa më shumë kalojnë vitet dhe ka afërsi më shumë lindin konfliktet për arsye shpesh edhe nga më banalet. Një arsye që sjell më shumë debate në çift është mos respektimi i privatësisë dhe kohës së lirë të partnerit/es.

- Advertisement -

Këtë tendencë për të kontrolluar partnerin në çdo gjë, madje edhe në atë që ai mendon kur është thjesht në qetësi, e kanë më shumë vajzat. Gratë janë ato që iu pëlqejnë të gërmojnë më shumë në gjërat personale të partnerit.

Sigurisht, duhet theksuar se situata ndryshon nga një çift në tjetrin apo nga një kulturë në tjetrën. Por, për të parë më afër situatën Blloku Tv ka bërë një eksperiment të thjeshtë.  Ne kemi marrë opinionin e disa grave dhe vajzave nga mosha 22 vjeçe deri në 35-vjeçe.

- Advertisement -

Duke qenë se është edhe mosha ku shumë debate lindin për shkak të rrjeteve sociale. Disa prej tyre na janë përgjigjur në mënyrë të prerë që nuk duhet kontrolluar asgjë personale e partnerit, sepse në ditët e sotme po zbehet privatësia dhe liria personale, që çdo kush ka nevojë.

Un mendoj se jo, nuk duhet ta kontrollojmë, edhe pse na vret ai mendimi që duhet ta bëjmë. Për mua kjo gjë është shumë toksike për nga te dyja anët. Duhet me pas besim në një marrëdhënie, dhe nëse nuk është besimi për mendimin tim me mire mos e nis aspak një lidhje te tille. Partneri apo partnerja ka nevoje për hapësirën e vet personale. Nuk kam tentuar kurrë t’ia kontrolloj partnerit gjërat personale, mendoj se di mjaftueshëm për të”, K. GJ, 27 vjeçe.

- Advertisement -

Kontrolli i gjërave personale të partnerit është një çështje e ndjeshme në ditët e sotme dhe ndryshon nga një marrëdhënie në tjetrën. Në përgjithësi, unë mendoj se marrëdhëniet duhet të bazohen në besim, respekt dhe komunikim të hapur mes partnerëve. Respektimi i privatësisë së partnerit është thelbësor në një marrëdhënie të shëndetshme pasi një person ka të drejtën për të qenë i pavarur dhe i ndryshëm dhe përpjekjet për të kontrolluar partnerin tonë mund të shkaktojnë tensione dhe konflikte në çift. Nuk ia kontrolloj partnerit gjërat. Madje njëherë që ai më kontrolloi rrjetet sociale plasi sherri për diçka pa rëndësi dhe pa ndikim fare. Ai filloi të imagjinonte gjëra të paqena për mua që e gërryenin dhe mu desh kohë që ta qartësoja”, tregon D. L, 23 vjeçe

Ndërkohë një tjetër vajzë gjithashtu shprehet se nuk duhet t’ia kontrollojmë gjërat personale të partnerit, sepse secili thellë -thellë ka ato mendime dhe brenga që do t’ia shpreh veç vetes dhe askush nuk ia njeh. Sepse e tillë është qenia njerëzorë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Ajo ka treguar për Blloku TV se mban një ditar kur sa herë ka nevojë shpreh veten e saj dhe i ka kërkuar partnerit që ia mos t’ia lexojë kurrë.

Mendoj qe mos t’i kontrollojmë.  Çdo kush ka te drejtën e lirisë dhe privatësisë  Dhe për atë qe kemi ne krah. Po ta kthejmë te vetja jone si do ndiheshim.  Ke gjet rastin më të mirë. Pasi un kam një ditar shënimesh te cilin partneri e di.  Por i kam thënë ti s’mund të lexosh sepse un aty shpreh përditshmërinë time dhe ndjesitë. Nuk fsheh asgjë ndaj tij, por thjesht është privatësia ime”, tha Sonia. H 25-vjeçe.

Ndërkohë edhe një tjetër grua shprehet se nuk duhet t’ia kontrollojmë gjërat personale partnerit. Sepse tek meshkujt ndikon edhe më shumë, me këtë kontroll në i ndrydhim ata që të vijnë e të flasin çdo gjë me ne.

Kam 10 vite me partnerit tim dhe kurrë nuk ia kontrolloj as telefonin dhe as shënimet, apo llogarinë bankare. Madje në kemi secili llogarinë tonë financiare, por në fund të ditës ulemi dhe i diskutojmë të gjitha si për gjërat në rrjetet sociale apo edhe atë financiare. Pas kaq vitesh ndjej se nuk kam nevojë ta kontrolloj dimë çdo gjë duhet të dimë për njeri -tjetrin. Pastaj diskutimet që ka ai me shokët,  të afërmit dhe motrat e tij nuk është e nevojshme t’i unë. Privatësia familjare nuk cenohet”, u shpreh F. T 37- vjeçe.

Pastaj ka edhe nga ata që thonë se duhet kontrolluar telefoni i partnerit. Por, duke na lënë të kuptojmë këtu se kjo vjen për shkak të marrëdhënies së komplikuar apo karakteri të partnerit.  

Për mendimin tim nëse duam një marrëdhënie të suksesshme me partnerin, duhet qe te kemi komunikim mbi këto gjera. Nëse partneri heziton te përgjigjet, këtu pastaj lind dëshira për t\’ia kontrolluar.   Unë vetë ia kam kontrolluar telefonin dhe portofolin, ër shkak se atij i pëlqen të dalë shumë me shokët  për darka dhe qejfe, e mua kjo gjë nuk më pëlqen. Nuk më bën të ndihem mire dhe e kam marrë si një zhgënjim.”, Erda.TH, 26 vjeçe

Ndërsa një rast më pikant është treguar nga një vajzë tjetër. Ajo shprehet se rastësisht i  ra ën droë një bllok shënimesh të partnerit të saj dhe më pas ishte penduar që e lexoi.

Nuk jam tip xheloze që t’i kontrolloj telefonin partnerit. Por ndonjëherë ne vajzave na kap dëshira që të dëmi më shumë rreth djemve sepse ata shprehen më pak se ne, por kjo nuk do të thotë se na fshehin gjëra me rëndësi.  Në mënyrë krejt rastësore më ra në dorë një bllok shënimesh që i fejuari im e kishte pasur në kohën kur ishte në universitet. Në fakt as ditar nuk mund ta quaj, ishin thjesht ca shprehje mërzie në një periudhë kur ai nuk kishte qenë në gjendje fort të mirë. Sigurisht aty kishte folur edhe për vajza të tjera, shkollën, pakënaqësitë.. Kur lexova disa faqe u trondita sepse kur lexon fjalët mund të interpretohen ndryshe dhe,,, Mu duk sikur i fejuari ishte tjetër person nga se e kisha njohur… Menjëherë i shkruaja t’i thoja se nuk më pëlqente fare fjalori që kishte përdorur aty..

Ai po me shpjegonte se ishin thjeshtë disa ditë mllefi dhe mërzite.. E në fund më tha, e nëse paskam qenë i keq e tani jam bërë i mirë sikur do ti çfarë problemi ka, ne po rritemi për t’u përmirësuar.. Aty u preka… Me erdhën në kokë mendimet e mia aspak të mira që kisha në periudhën jo këndshme për mua… Në atë momente u pendova që e lexova sepse ai u ndje  i kontrolluar dhe mendonte që unë nuk kam besim tek ai”,  ka treguar A. Shani 27-vjeçe.

Ndërsa kemi edhe nga ato raste kur vajza të moshës 21-24 vjeç na japë përgjigjur prerë sikur Sara. L “Po, sigurisht që duhet t’ia kontrollojmë sepse meshkujt sot flirtojnë në rrjetet sociale”.

Por, në tërësi nga pjesa më e madhe ne morëm mesazhin që nuk duhet cenuar privatësia e partnerit sepse çdo qenie njerëzore është kompleks dhe ka nevojë për hapësirë që të dijë së pari vetë se ku është dhe kush është.

Ndërsa deri në moshën 23 vjeçarje janë ato vajza që duan të kontrollojnë partnerin.

Por çfarë thonë psikologët për këtë temë?

Studimet tregojnë se 34% e grave dhe 62% e burrave bien herë pas here në telefonin e partnerit të tyre dhe arsyeja për këtë nuk është vetëm xhelozia. Rezulton të ketë disa motive psikologjike më të thella që mund të shtyjnë gjysmën tuaj më të mirë në kontrollimin e mesazheve dhe të dhënave të tjera personale në telefonin tuaj.

Ne studim u përfshinë me shume se 1.000 çifte britanike ndërsa është zbuluar se ndërmjet tyre ekziston nja shkalle mosbesimi dhe një nevoje për “ mbikëqyrje” dhe dëshirë të ndjesisë “e te qenit zot” te partnerit.

Ndërkohë, më poshtë renditen disa sekrete që nuk është e nevojshme t’i flisni me partnerin/en tuaj.

Fjalëkalimi personal

Mbajtja sekret e fjalëkalimit të “Facebook”-ut nuk do të thotë që jeni duke gënjyer partnerin tuaj, veçanërisht pasi ka shumë gjëra personale për njerëzit e tjerë që shfaqen në rrjetet sociale dhe madje edhe nëse disa detaje ndahen publikisht, nuk ju duhet ta ndani këtë me të.

Thashethemet

Për raportin tuaj, shmangni komentet që mund të krijojnë një lloj thashethemi. Edhe nëse doni t’u tregoni shokëve tuaj se çfarë thonë njerëzit për të, mos harroni se ky lloj qëndrimi mund të përbëjë ngjarje drastike. Mbajini sekret, veçanërisht nëse thashethemet nuk thonë diçka pozitive për jetën e tyre të dashurisë.

Sekretet që miqtë ju besojnë       

Mos mendoni se miqtë tuaj duhen lënë mënjanë, veçanërisht kur dilni së bashku. Kur miqtë tuaj ju besojnë sekretet e jetës së tyre personale, mbajini sekret, pasi “thashethemet” tuaja mund të përhapen shpejt dhe shoku juaj do të dëmtohet tërësisht nga qëndrimi juaj. Gjithashtu, këto lloj qëndrimesh tregojnë shumë mungesë respekti për personin që ju ka besuar, si dhe nxit mosbesimin e të tjerëve.

Zbuloni detajet e marrëdhënieve tuaja të kaluara

Partneri juaj aktual e di shumë mirë se keni pasur marrëdhënie të tjera, kështu që përpiquni të mos kujtoni cilësitë e ish-it tuaj. Përqendrimi në të kaluarën mund ta bëjë marrëdhënien të kalojë nëpër disa vështirësi, si dhe e bënë çiftin të pasigurt dhe të turpshëm të investojë në thellësitë e dashurisë së tyre.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO