ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

” I kam dhënë besën 2 ditë”/ Familja e Liridonës paralajmëron gjakmarrje

by Blloku
02/12/2023
Reading Time: 2 mins read
374 24
0
Skenari si nëpër filma! Naim Murseli kishte porositur vrasjen e bashkëshortes, Liridona

Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes. Vëllai i 33-vjeçares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

Ky i fundit ka pranuar që të ketë urdhëruar ai vrasjen e bashkëshortes ndërsa autorësinë e ka pranuar edhe Granit Plava i cili po ashtu u arrestua të premten. Plava ka thënë në dëshminë e tij se është paguar nga Murseli 15 mijë Euro paradhënie ndërsa 15 mijë Euro të tjera do t’i merrte pas kryerjes së krimit.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Veç tyre si i përfshirë në ngjarje u prangos edhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është nip i Naim Murselit dhe anëtar i FSK. Pas këtij rasti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonsi njoftoi nisjen e hetimeve ndërsa vëllai i Kokallës tha për mediat kosovare se e gjithë familja e tij është e tronditur për atë që ka ndodhur.

Për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit me afat 30 ditë. Policia dyshoi se ngjarja nuk ishte grabitje pas dëshmisë së bashkëshortit të gruas gruas Naim Murseliot. Ky i fundit ishte kontradiktor në dëshmi ndërsa deklarime para policisë dhanë edhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët thanë se babai ishte i qetë pas ngjarjes dhe se u kishte thënë se gjithcka ishte një lojë. Policia e lejoi Murselin që t’i merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore të 33-vjeçares për të parë reagimet e tij dhe më pas i vendosën prangat.

Çifti jetonin në Suedi ndërsa ishin në proces divorci. Procedurat kishin nisur që në vitin 2019 por çështja ishte pezulluar në Shkurt të vitit 2020. 33-vjeçarja u qëllua në prani të burrit dhe fëmijëve të mitur mbrëmjen e 29 Nëntorit në periferi të Prishtinës. Autori i ngjarjes që u raportua si grabitje i mori sende me vlerë dhe telefona.

Tags: GjakmarrjeliridonaVrasje

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro