fbpx
Ad imageAd image

I bllokoi këngën në YouTube, Tayna shpërthen keq ndaj ish-menaxherit: Nuk bëhet dot njeriu i madh me ligësi

Blloku min lexim


Reperja e njohur Tayna ka reaguar pas bllokimit në YouTube të këngës së saj më të re “Si ai” nga ish-menaxheri, Rinor Hykolli. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës.

Reperja e ka quajtur “mjeran” ish-menaxherin e saj, duke shtuar “nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi.”

- Advertisement -

Ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…”, i drejtohet Tayna, por thekson se çdo gjë ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Reagimi i reperes

- Advertisement -

Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “shpi”. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: Nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…

- Advertisement -

I kërkoj ndjesë dëgjuesve të mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast iu ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO