ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Historiku i festës së Krishtlindjes, traditat dhe simbolet

by Blloku
25/12/2023
Reading Time: 3 mins read
394 4
0
Historiku i festës së Krishtlindjes, traditat dhe simbolet

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por, përveç anës spirituale dhe fetare, festa e Krishtlindjes vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024

Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Megjithatë, bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e Krishtlindjes gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor, ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

Pema e Krishtlindjes ka një histori dhe është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes dhe cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por, vetëm në vitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së Krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posaçërisht për festën e Krishtlindjes.

Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA. Por, për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison. Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

Tags: festekrishtlindjesimbol

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro