Vogëlushja Hana sot mbush 5 vjeç. Në këtë ditë të veçantë babai Mozzik ka bërë urimin më të ëmbël për të bijën që tregon shumë edhe për marrëdhënien e tyre.
Reperi nga Kosova ka ndarë disa foto në Instastory ku tregon sesa shumë është rritur Hana ndër vite në krahë të tij, teksa shprehet se e ka bërë babain më të lumtur në botë me ardhjen e saj në jetë.
Kujtojmë se prej ndarjes me Loredanën, Mozzik i ndodh që ta takojë më rrallë vajzën e tij dhe këtë mungesë ai e ka shprehur shumë herë se sa shumë i dhemb.