fbpx
Ad imageAd image

Google paditet për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Blloku min lexim

Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për faktin që nuk ka përfshirë gjuhën shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti teknologjik. Padia është bërë nga shtetasi Haki Dervishi dhe Neshad Asllani, mjek kosovar, anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Nju Jork.

Në njoftimin që citojnë mediat në Kosovë, thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në fusha të caktuara, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

- Advertisement -

“Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, marketingut dhe gazetarisë, pasi janë të përjashtuar nga Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock