fbpx
Ad imageAd image

“Gjendet padrejtësisht nën akuzë”/ Elgit Doda i del në mbrojtje Noizyt

Blloku min lexim

Këngëtari i njohur Elgit Doda ka dalë me një reagim publik në lidhje me arrestimin e Noizyt, ku shprehet se është vënë nën akuzë padrejtësisht dhe se drejtësia po vepron me disa standarde.

Ai ka thumbuar dhe Medi Isenin, personi për të cilin Noizy akuzohet se e ka dhunuar, duke thënë se “shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?”.

- Advertisement -

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Noizy u arrestua në Shëngjin së bashku me Dj Crax nga ‘Fast Albania’, për llogari të autoriteteve të Kosovës.

Postimi i Elgit Dodës:

- Advertisement -

Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cenueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit.

Unë jam sot #MeNoizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

- Advertisement -

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron me disa standarte? Kur shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?

Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij?

Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart.

Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’i dhënë mbështetje atyrë që janë tabelë qitje në Tik-Tok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk

ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock