fbpx
Ad imageAd image

Gara për Klikime! Historitë e çifteve të Show Biz-it përdoren si Protagonistë në skenaret e BBV

Blloku min lexim

Gara e ashpër për klikime është ajo që shpesh tjetërson objektivat e një programaconi televiziv, sidomos me zhvillimin e teknologjisë dhe përhapjen e rrjeteve sociale. Ky ‘tjetërsim’ po i ndodh një nga programeve më të ndjekura si në Shqipëri edhe atij në Kosovë “Big Brother VIP”. Përveç gjërave interesante, por edhe anëve të tjera të VIP-ave që shohim në ekran, pas çdo sezoni që kalon shohim se fokusi nuk vihet tek artistët, por si përmes dy personazheve të prodhohen sa më shumë klikime.

- Advertisement -

Dhe duke qenë se historitë e dashurisë kanë brenda drama, intimitet, momente të lumturi, përplasje, dhimbje, ndarje,  e çdo gjë tjetër, pikërisht ato pikasen për t’u vënë në qendër të vëmendjes.

Ne, por besojmë edhe ju, kemi vënë re që çdo sezon si në BBV Kosova edhe në BBV Albania përveç dhjetarëve artistëve që bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme, fokusi vihet tek një çift, historia e të cilëve do kaloj pothuajse të gjitha etapat brenda Big Brother, edhe në qoftë se njeri-prej tyre ndodhet jashtë asaj shtëpie.

- Advertisement -

Po e nisim me historinë më të famshme, atë të Borës dhe Donaldit, e cila vazhdon të gëzojë famën e BBV edhe sot pas dy vitesh, madje kjo histori u kthye në film. Ata ishin të ndarë para se Donaldi të hynte në BBV, edhe që prej fillimit kishte zëra që thoshin se Bora do shkojë ta takoj. Dhe nuk zgjati shumë një natë në Primë Moderatorja hyri në shtëpi me justifikimin se do të takonte shoqen e saj të ngushtë Semin, por në fakt pas pak minuta gjithçka u fokusua tek takimi që pati me Donalin, madje ata aty dhanë edhe puthjen e pajtimit.

- Advertisement -

Eh kjo puthje i dha bum klikimesh, programit, televizionit por edhe dy protagonistëve! Kështu që ata u kujdesën shumë mirë që historia të vazhdonte, po për këtë duhej pak dramë. Kështu që Donaldi i mërzitur që Bora nuk i solli më asnjë mesazh, u lidh dhe madje bëri një “martesë” brenda BBV me këngëtaren Beatrix Ramosajn. Teksa ata po vazhdonin të lumtur lidhjen, një natë Vëllai i Madh vendos t’i jap një mesazh nga Bora-Donaldit. Kështu menjëherë ky i fundit përlotet, bëhet shume keq psikologjikisht dhe pendohet për lidhjen me Beatrixën.

Në këtë mënyrë lidhja e tyre po ftohej pak nga pak derisa mbaroi BBV. Vërtet Donaldi nuk fitoi çmimin ama fama dhe klikimet i hapën shumë dyer për punë, madje brenda Top-it.

Patë sërish klikime, për ribashkim të tyre, ata e mbajtën lojën derisa arriti kulmin fama dhe e bën publike. Bora ia fali tradhtinë dhe tani lidhja e tyre po shijon akoma frytet e famës.

E njëjta gjë, edhe pse jo me fund të njëjtë, ndodhi edhe me Stresin, i cili u shpall fitues i BBV Kosova 1. Ai shpesh fliste për Kejsin, ish-gruan e tij. Sepse kështu mund të bëhej protagonist i formatit, fliste duke qarë për te, madje njëherë tregoi se ajo kishte patur një tumor në tru dhe u pendua për ndarjen.

Kjo e fundit  nga jashtë shtëpisë së BBV mori vëmendjen e fansave, shpesh herë  ajo bënte postime për Stresin, kur herë i jepte mbështetje e herë shfaqej e zhgënjyer. Pra edhe kjo histori mbajti linjën  e vëmendje me këto drama dhe videomesazhe emocionuese, derisa Stresi u Shpall fitues i BBV. Tashmë nuk dihet si po ecën raporti i tyre, por stresi e ka pranuar vetë që ka patur koncerte pa fund. Ndërsa “Big Brother Kosova” arriti që në sezonin e parë të tërhiqte mjaft vëmendje me historinë e Stresit edhe përtej trojeve shqiptare.

Më pas filloi sezoni i dytë i Big Brother Albania. Edhe në këtë sezon duhej patjetër një çift. U tentua disa herë më disa personazhe por nuk pati efekt te publiku dhe as tërheqje klikimesh. Kështu që i gjithë fokusi u vu tek Luizi dhe Kiara.

Këngëtari që prej fillimit i shprehu pëlqim asaj, por Moderatorja e injoronte. Dhe në momentin që ajo filloi të krijonte afërsi me Luzin, plasi bomba, ky i fundit gënjeu për një sëmundje. Në atë moment të gjithë iu kthyen kundra, përfshire edhe Kiarën. Por, me kalimin e ditëve Vëllai i Madh iu krijoi shpesh mundësi të afroheshin, madje edhe iu bëri një dasmë.

Por, sapo ata të dy shiheshin si çifti perfekt, menjëherë plaste diçka tjetër, skenarë dhune, xhelozie. Kiara dhe Luzi ishin kryefjala jo vetëm e BBV, jo vetëm e shoë-bizit, po për ta flitej kudo, madje edhe nëpër zyra e spitale.

Në atë edicion Top pati suksesin më të madhe, sigurisht edhe çifti po shijon sot benefitet e famës, me shumë bashkëpunime me median. Madje me shumë kontrata me TCH.

Tashmë prej disa javësh po zhvillohet BBV Kosova 2, ku në fakt më shumë po duket si emision dashurie, se sa Big Brother. Sapo herë hyn një vajzë e bukur apo një djalë i ri menjëherë nga produksioni nisin taktikat dhe ngacmimet për ndezjen e shkëndijave mes tyre.

Deri më tani ritmin e lartë të klikimeve po ua mbajnë Blerando dhe Shqipja, të cilët ishin shumë të afërt dhe dukeshin të dashuruar, por ditët e fundit janë zënë dhe nuk flasin… Eh po mos u mërzisni fansa, deri në fund Vëllai i Madh do bëjë diçka që t’i ribashkojë!

Por, qershia mbi tortën e klikimeve kanë qenë ngacmimet e Bucit dhe Santianës. Të dy ata kanë partnerë jashtë, por kanë patur shumë filtrime dhe ngacmime brenda. Por, namin bëri video ku Buci ngacmonte nga të pasmet Santianën.

Madje për këtë  çështje në BBV hyri një natë edhe gruaja e tij. Ndryshe nga se prisnim ajo u shfaqe e qetë dhe i tha se e mirëkuptonte, ndërsa i dha edhe mesazhin se jashtë po bëhej nami me të. Buci vetëm qante dhe filloi të bëhej serioz.

Ndërsa Santiana më pas iu sul atij duke e akuzuar se e ka vënë në pozitë dhe po e ndan nga familja, sepse partneri i saj nuk pranoi ta takonte. Këto skena kanë ndodhur në javët e fundit, ndërsa telenovela vazhdon, e klikimet rriten…

Kurjozë jemi, kush do të jetë çifti i radhës në BBV Albania që nisë në janar?!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock