Mëngjesi i sotëm ka nisur me dabet në shtëpinë e Big Brother Vip. Egla ka debatuar me Françeskën teksa kjo e fundit është e mundur që të prekë në pika të dobta, duke i rikujtuar aktorët momentet kur ajo ka qarë në shtëpi për shkak se ende nuk është bërë nënë.
Shpeshherë kemi parë që banorët sulmojnë Eglën lidhur me këto çështje, madje pak ditë më parë Egla u shpreh se ka marrë një vend për të bërë një fëmijë kur të dalë nga shtëpia e ‘BBV3’, pasi kishte ardhur ‘në majë të hundës’.
Françeska: Ke qarë dhe ke thënë kam dashur të bëj një fëmijë, por s’kam patur mundësi të bëj, la la la. Po për çfarë ke qarë ti tek shkallët?
Egla: Po çfarë të duhet ty? Ku hyn ti?
Françeska: Po pra po gjenjen tani, po bie me këmbët e tua. Sepse ti për atë arsye ke qarë. Tani thua po të kisha dashur e kisha bërë? po thua moj Egla çfarë?
Egla : Unë ëndrrat e mia i realizoj, por çfarë pune ke ti me kohë? Apo do fusësh dhe ti hundën tate?
