Françeska Murati ka biseduar në orët e para të mëngjesit të sotëm me disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP3”, teksa ka folur për një eksperiencë personale të sajën.
Teksa banorët kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka ‘luftuar’ me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit.
Më pas biseda ka vijuar dhe më gjerë ku Françeska është pyetur lidhur me periudhën që e ka kaluar këtë çrregullim.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Gjithë ato gjëra që kaloja gjatë ditës nuk konsumoja ushqim, dhe kur vija në shtëpi u ulja para televizorit dhe haja akullore, patetina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më vinte përpara thjeshtë që të ndihesha mirë.
Vetëm konsumoja ushqim, kur vite darka bija në qetësi dhe më vinin në mendje budalliqet dhe pastaj u pendoja që kam ngrënë kaq shumë. Thoja o Zot sa shumë kam ngrënë, do shëndoshem dhe do bëhem si gomar, do më bullizojnë. U ndjeja keq me veten time që kisha abuzuar dhe ushqimin. E vetmja gjë që mund të kontrolloja ishte kjo dhe pastaj nga kjo ndjesia e keqe që kisha shkoja dhe vjellja. Nga stresi e kaloja me ushqim.
Juli: A ke frikë që mund të të kthehet kjo?
Françeska: Momentalisht jo, sepse kam kaluar shumë gjëra në jetën time dhe jam bërë shumë e fortë. Unë u ndija keq dhe pasi vjellja ndihesha mirë, ndjeja si lirim.
Juli: Sa kohë ke pasur kështu?
Françeska: 2 vite në periudhën e adoleshencës. Më ka kapur pak në moshën 20 vjeçare, pastaj në moshën 21-vjeçare, pastaj e ndalova. Kam pasur fatin që kam pasur në krahë bashkëshortin.

 
			 
                                 
                             