Lumi i Shalës, tashmë është kthyer në një atraksion turistik, që tërheq jo vetëm vendasit, por edhe të huajt. Shpesh quhet edhe si “Tajlanda” shqiptare.
Lumi i Shalës është një lumë që rrjedh brenda Alpeve Shqiptare në Shqipërinë veriore. Burimi i tij është në Alpet Shqiptare, pranë fshatit Theth, afër kufirit me Malin e Zi.
Ka një gjatësi prej 37 km.
Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij kristalor, me prurje mesatare vjetore rreth 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në muajin nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurjet minimale në gusht në të cilin arrijnë në 9m³/sek.
Lumi i Shalës është i pasur me peshq të ndryshëm, por më i përhapuri është trofta, e cila rritet vetëm në ujëra të ëmbla.
Ngjyra blu e ftohtë e ujit është karakteristikë e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duket sikur prekin qiellin me dorë.