ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

FOTO/ Krijohet fëmija i parë Al përmes inteligjencës artificiale, ja si duket ai

by Blloku
07/02/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
FOTO/ Krijohet fëmija i parë Al përmes inteligjencës artificiale, ja si duket ai

Shpesh dëgjojmë se inteligjenca artificiale është ende në fillimet e saj dhe më shumë si një fëmijë në mënyrën se si “mëson” sesa një teknologji e fuqishme. Por si do të dukej një fëmijë me inteligjencë artificiale?

Kjo është pikërisht ajo që vizitorët mund të përjetojnë në ekspozitën Frontiers of General Artificial Intelligence Technology, e cila u zhvillua në Pekin, Kinë. Atje, ishte e mundur të komunikohej me një avatar që përfaqësonte një fëmijë me inteligjencë artificiale, një vajzë të quajtur Tong Tong.

Tong Tong u krijua nga shkencëtarët nga Instituti i Inteligjencës Artificiale të Përgjithshme të Pekinit. Ideja është ideja e Zhu Shonghun, themeluesi i një instituti të specializuar në inteligjencën artificiale që imiton njerëzit.

RELATED STORIES

“Porta e Ferrit” në Turkmenistan që po mahnit të gjithë turistët

“Porta e Ferrit” në Turkmenistan që po mahnit të gjithë turistët

31/08/2024
Video/ Gratë afgane sfidojnë talebanët duke kënduar për lirinë e tyre

Video/ Gratë afgane sfidojnë talebanët duke kënduar për lirinë e tyre

28/08/2024

Tong Tong është krijuar jo vetëm për të simuluar sjelljen e fëmijëve, por edhe për të kryer detyrat që i janë dhënë në një mjedis virtual.

Tong Tong ka një mendje dhe përpiqet të kuptojë sensin e përbashkët të mësuar nga njerëzit.

“Ajo e di se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, shpreh pikëpamjet e saj në situata të ndryshme dhe ka fuqinë për të formësuar të ardhmen”, thuhet në videon e Institutit.

Vitin e kaluar, shkencëtarët nga Instituti propozuan testin Tong, një test i sofistikuar i përbërë nga pothuajse 150 pyetje, në bazë të të cilit duhet të nxirret sofistikimi i modelit të inteligjencës artificiale. Nëpërmjet pesë dimensioneve të matshme (vizioni, gjuha, njohja, emocionet dhe të mësuarit), si dhe vlerat sociale dhe grupore, testi duhet të përcaktojë se sa afër është një model i caktuar me inteligjencën e përgjithshme artificiale.

Për të avancuar drejt inteligjencës artificiale të përgjithshme, ne duhet të krijojmë entitete që mund të kuptojnë botën reale dhe të zotërojnë një gamë të gjerë aftësish, vuri në dukje Zhu, duke shtuar se ai shpreson se Tong Tong mund të jetë hapi i parë në atë drejtim.

Tags: aifemijaInteligjenca artificiale

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro