Kejvina Kthella u kthye në një ndër emrat më të komentuar gjatë eksperiencës së saj të shkurtër në “Big Brother VIP 2”, për shkak të një debati të fortë me Luiz Ejllin, i cili degradoi deri në dhunë fizike nga ana e modeles, gjë që solli dhe përjashtimin e saj nga loja.
Pas këtij veprimi ajo u kryqëzua në frrjet nga fansat, ndërsa ndryshe nga të gjithë konkurentët e tjerë pjesëmarrja në këtë spektakël ishte si një “mallkim” për karrierën e modeles.Së fundmi Kejvina është kthyer pas në kohë duke kujtuar ditën që u bë pjesë e këtij spektakli, ndërsa shprehet se futja në këtë shtëpi ka qenë gabimi më i madh që ka bërë.
“Si sot një vit kam bërë gabimin më të madh të jetës time. Qëndroni për gabime të tjera”, ka shkruar ajo.