Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Ylli Dervishi i njohur si Buçi i ka propozuar për martesë partneres së tij Verona Osmani.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket qartë Ylli me unazën në duar duke u ulur në gjunjë Veronës, e cila i ka thënë “Po” propozimit për martesë partnerit të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë dyshja përmes një postimi në Instagram, duke njoftuar se propozimi për martesë ka ndodhur në festivalin UNUM vitin e kaluar, megjithëse çifti e kishin mbajtur të fshehtë.


