Performanca e Ronaldo Sharkës gjatë spektaklit të sotëm në “Dancing with the stars” shkaktoi thumbat e parë mes dy anëtareve të jurisë, Olta Gixhari dhe Lori Bala.
Në gjykimin ndaj tij, Ronaldo pati një përplasje me Olta Gixharin pasi kjo e fundit iu drejtua se është i mirë me aktrimin në skenë, ama “për hapa nuk bën asgjë”.
Në këtë moment, Lori Bala e ndërpret bisedën duke thënë: “Ta them unë që i ke bërë hapat, mos e vri mendjen”
“Ja e thotë profesionistja“, ia ktheu Ronaldo në mënyrë ironike Oltës.
Më pas, në momentin kur juria po jepte pikët, Lori vendosi t’i jepte Ronaldos 5 pikë e sakaq Olta hodhi një thumb ndaj Lorit tek u shpreh: “Ja kjo që të tha për hapat”.
Mesa duket deri tani Lori dhe Olta nuk i kanë marrëdhëniet fort mirë, ama çdo gjë do të mbetet për t’u parë në vazhdim.