Moderatoja e njohur Fjodora Fjora prej vitesh është pjesë e ekranit, por për sa i përket jetës së saj private ka preferuar të jetë shumë e rezervuar.
Por ajo ka folur shpesh herë për pikën e saj të dobët, që është pikërisht vëllai i saj. Edhe së fundmi e ftuar në “Një Gotë Rose” me Rozana Radin ajo foli sërish për vëllain e saj me superlativa.
“Ai është dobësia ime. Jemi edhe shokë. Është bossi i jetës time”, tha moderatorja për të vëllain.
Por, moderatorja Rozana Radi i zbuloi raportin me kunatën dhe Fjodora habiti me deklaratën pas saj.
Rozana Radi: Unë di që vëllai yt i thotë bashkëshortes, vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela, ca vende bosh pastaj vjen ti.
Fjodora: Kjo ka bërë që kunata mos të më dojë kurrë. Më urren.Rozana Radi: Dmth edhe qeni vjen para kunatës
Fjodora: Po, po