fbpx
Ad imageAd image

“Filmove makinën e gruas, më jep 5 mijë €”/ Sherri në Tik-Tok tejkalon në dhunë fizike

Blloku min lexim

Në gusht të vitit të kaluar, 20-vjeçari Aqif Abazi, emigrant në Itali, kthehet për disa ditë pushime pranë familjes në Belsh të Elbasanit. Mbrëmjen e dy gushtit, ai merr mjetin e vëllait të tij dhe së bashku me dy shokë dalin shëtitje në mbrëmje. Gjatë udhëtimit, përpara u del një automjet Audi, në bordin e së cilës gjendeshin dy vajza.

Aqifi kërkonte të parakalonte mjetin, por vajza në timon i bllokonte rrugën. Kjo “lojë” vijoi për disa minuta. Djaloshi nxjerr telefonin, filmon mjetin që i bllokonte rrugën dhe e publikoi menjëherë në rrjetin “Tik-Tok”, me shënimin: “Ma gjeni pak pronarin e mjetit”.

- Advertisement -

Një shaka, e cila i kushtoi shumë. Videoja u bë shkak që ai të shndërrohej në subjekt të dhunës së ashpër që pësoi në kurriz, si edhe një “gjobë” në shumën 5 mijë euro nga bashkëshorti i vajzës që gjeti në timon.

Është një histori tipike, nga ato ku “shakatë” në rrjete sociale sjellin pasoja shumë të rënda, të cilat nuk dihet se ku u del fundi.

- Advertisement -

Si ndodhi historia!

Djaloshi 20-vjeçar, Aqif Abazi, jeton në qytetin e Venecias Itali prej rreth 4 vitesh. Ai është kthyer në Shqipëri me datë 02.08.2022 dhe me datë 08.08.2022 ka shkuar në qytetin e Elbasanit, me automjetin tip Benz me targa AA 343 JX në pronësi të vëllait të tij. Në mjet kanë qenë kallëzuesi së bashku me dy shokët e tij shtetasit Ergent Tola dhe Filip Sallo.

- Advertisement -

Pasi bënë dy xhiro me makinë dhe kur ishin afër Bar “Living”, duke shkuar drejt kryqëzimit të Dinamos, ka vënë re që përpara ishte një makinë Audi A3 i zi, me tek derë dhe me xhama të zi me targa AA 298 UD.

Në këtë makinë ishin 2 vajza, njëra shofere dhe tjetra pasagjere në vend të parë. Audi kishte ndezur edhe bllokazhin dhe nuk e linte të parakaloja. Ato vajzat nuk i pa me vëmendje, sepse ishin dhe xhamat e zi dhe nuk dalloheshin mirë.

Aqifi tentoi disa herë të parakalonte, por ato nuk më lejonin. Ndërkohë që Audi ishte para, djali i bën një video të shkurtër disa sekonda, ku filmon vetëm targën e makinës. Shoferja kur ishte para ma bëri me dorë që ta ndiqte, por ai nuk e ndoqi, gjeti momentin e parakaloi dhe më pas mori rrugën direkt në Belsh.

ë fillim çoi shokët nëpër shtëpitë e tyre dhe më pas rreth orës 00:30 të datës 09.08.2022 ka hyrë në shtëpi. Kur ishte në shtëpi, në rrjetin social Tik Tok, në adresën e tij personale “ukn 0395”, postoi videon e shkurtër që bëri, ku dukej targa e makinës AA 298 UD dhe shkroi “Më gjeni pak pronarin e mjetit”.

Pasi postoi këtë video, fjeti gjumë. Kur u zgjua në mëngjes rreth orës 12:00, pa që në videon që kisha postuar kishin komentuar shumë persona, por komentet nuk i lexoi. Pak më vonë e telefonon shoku i tij, Ergent Tola dhe i thotë “Fshije videon që ke postuar në Tik Tok, sepse më ka shkruajtur në Instagram një adresë “big lokz” RusSsta dhe më shan e kërcënon që ti ta fshish videon”.

Ai vijon rrëfimin se:… “Unë hyra në Tik Tok për të fshirë videon dhe pashë që aty ishin bërë shumë komente nga persona të ndryshëm ku më thonin ta fshija këtë video. Unë adresën e Tik Tok e kam publik dhe mund të komentojnë edhe personat që nuk i ndjek apo që nuk më ndjekin. Një nga personat që më kishte komentuar ishte edhe shtetasi të cilin e identifikova më vonë dhe quhet Dervish Rusta.

Në Tik Tok ai kishte adresen “big.lokz” RusSsta dhe më kishte thënë “O bish fshije këtë videon”. Më pas unë e fshiva videon. Në Belsh atë ditë u ktheva rreth orës 13:30. Në adresën e Tik Tok unë kam bashkëngjitur edhe adresën time të rrjetit social Instagram “aleeking”. Për këtë arsye mund të më kontaktojnë edhe në Instagram.

Më tej, 20-vjeçari rrëfen dhunën që pësoi.

Ai ka deklaruar se, më kërkoi takim për të pirë kafe dhe për tu sqaruar.

“Unë pranova me idenë që të sqarohesha. Rreth orës 15:00 të datës 09.08.2022 Dervishi më çoi një video me mesazh në Instagram dhe dukej që ishte në Belsh, konkretisht sipër në Qafë-Belsh dhe me tha: “E ke parasysh vetë se ku jam, hajde se po të pres”.

Unë shkova me benzin gri të vëllait. Kur arrita atje, tek lokali i shtetasit Agron Hysa, i cili ndodhet në Qafë-Belsh, pashë që jashtë lokalit ishte i parkuar Audi me targa AA 298 UD. Kur pashë Audin, afër tij unë po parkoja makinën time.

Kur isha duke e parkuar, me vrap drejt mjetit tim erdhi shtetasi Dervish Rusta. Unë e njoha sepse ishte i njëjti person që më kishte shkruar në Instagram, pasi aty i pashë dhe fotot që kishte postuar. Sapo erdhi, direkt më fiku makinën, më mori çelësat e makinës, celularin tim dhe marsupin që kisha unë, i vuri sipër makinës time.

Më pas më tërhoqi nga bluzja dhe më nxorri jashtë makinës dhe e mbylli derën e makinës time, duke e përplasur. Sapo më nxorri jashtë më qëlloi me grusht në fytyrë. Unë iu luta të mos më gjuante, sepse nuk kisha bërë gjë. Pasi më gjuajti, më grisi bluzën dhe mi mbante duart me bluzën e grisur e mi shtrëngonte.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO