Ish-konkurrentja e “Dancing With The Stars”, Juliana Nura, pasi u shpreh se u skualifikua nga gara në mënyrë të padrejtë dhe të pamerituar, sidomos me akuza ndaj Ilirit, tani ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme.
E ftuar së fundmi në programin “Natën me Aulonën”, Juliana u shpreh se fatkeqësisht fitorja do i jepet dikujt që nuk e meriton, pasi në fund të fundit “DWTS” është një show dhe sipas saj, vendimet merren bazuar në përfitimeve.
Ajo u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe televizionit.
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh Juliana.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Fifit ndaj saj. Përmes një Instastory këngëtarja thotë se Julianan ka marrë pikë e komplimente me shumë nga Juria, por gjithmonë ka qenë problematike në prapaskenë dhe tani vjell vrer për të tjerët. “Të foli më shumë goja se sa këmbët në spektakël”, thotë mes rreshtash Fifi.

