fbpx
Ad imageAd image

Festivali i Këngës! Konfliktet brenda në RTSH përfundojnë në Gjykatë, këngëtari: Është i shitur, do e fitojë Elsa

Blloku min lexim

Prej disa javësh situata brenda RTSH duket e ngarkuar. Problemet e para dolën në pah, ku disa artistë u tërhoqën nga gara për Festivalin e fundvitit. Konkretisht, Samanta Karavella dhe Kejsi Tola hoqën dorë nga gara, duke bojkotuar kështu eventin më të madh muzikor.


Në një prononcim për Panorama, Samanta u shpreh se do të fliste pasi festivali të përfundonte. E teksa Festivali i RTSH, do edhe pak ditë të startojë, një tjetër emër është tërhequr nga ky kompeticion.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Sardi Strugajn. Sardi, ka zbuluar se edhe lajmet që fliten lart e poshtë, si çdo vit, për fituesin e paracaktuar të festivalit, në fakt, ai nuk i ka besuar, por kur kanë dalë, tregon se diçka ka pasur. Po këtë vit ç’po ndodh? Sipas shumë aludimeve, thuhet se artistët janë tërhequr nga Festivali i Këngës, sepse ky kompeticion është i shitur dhe se atë do ta fitojë Elsa Lila.

“Kështu flitet. Unë, emrin e Anxhelës e kam ditur që në maj. Emrin e Ronelës e dija nga qershori, që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja, por kur dalin… Vjet, Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet, flitet që e ka fituar Elsa. Mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur…”, tregon këngëtari.

- Advertisement -

Një arsye që ai u tërhoq është se, sipas tij, niveli i festivalit është shumë i ulët. Gjithsesi, edhe nëse e fiton Elsa Lila, Sardi u shpreh se nuk do ta kishte problem po ta meritojë:

“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti, cili është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. i festivalit, jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjesht ta meritojë”, përfundoi Sardi.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock