Fëmijë të vrarë, të gjymtuar, gjithçka që bëhet shkrumb e hi, nëna që qajnë, të moshuar që nuk dinë ku të shkojnë, të tilla pamje drithëruese shohim sot në Gaza. Sipas të dhënave nga OBSH, qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një spital në Gaza mbrëmjen e të martës së 17 Tetorit. Hamasi fajësoi një sulm ajror izraelit, ndërsa Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.
Lufta vazhdon, vendet përgjaken dhe ende nuk është bërë i mundur një armëpushim. Ndërsa mjeket rrëfejnë momente tronditëse. Një mjek tregon se pjesa më e madhe e spitalit është shkrumbuar
“Ka xhama të thyer gjithandej. Ka njerëz që kërkojnë të gjejnë strehim. Disa pjesë të spitalit janë në flakë. Nuk e di nëse është vetëm urgjenca… Patjetër që ka zjarr në sallat e operacionit… Një pjesë e çatisë është shembur”, tha kirurgu Ghassan Abu Sita për BBC.
Edhe ministri palestinez i Shëndetësisë e përshkruan bombardimin e spitalit si skena tmerri të papërshkrueshëm.
“Ekuipazhet e ambulancës po u heqin ende gjymtyrët njerëzore viktimave që janë shpërndarë në spital”, duke theksuar se “numri i viktimave dhe plagëve të tyre tejkalon kapacitetin e ekipeve mjekësore dhe ambulancave. Mjekët po kryejnë operacione në terren dhe në korridore, shumë prej tyre pa anestezi dhe një numër i madh i të lënduarve janë ende në pritje të operacioneve ndërsa ekipet mjekësore përpiqen t’u shpëtojnë jetën në terapi intensive”, përfundoi ai.
Ndërsa pacientët e mbijetuar, ku një pjesë mirë janë fëmijë, kanë mbetur të tronditur ata nuk munden të thonë asnjë fjalë. Të gjithë janë të lënduar, në dhimbje dhe me shpresë që mund t’i shpëtojnë këtij ferri.
A failed rocket launch by the Islamic Jihad terrorist organization hit the Al Ahli hospital in Gaza City.
IAF footage from the area around the hospital before and after the failed rocket launch by the Islamic Jihad terrorist organization: pic.twitter.com/AvCAkQULAf
— Israel Defense Forces (@IDF) October 18, 2023