Reperi i njohur, Kanye West po përballet me akuza për ngacmim seksual nga ish-asistentja e tij personale, Lauren Pisciotta.
35-vjeçarja filloi të punojë me reperin në korrik 2021, kur ai po përgatitej të publikonte produktet e reja të kompanisë së tij.
Sipas saj, ajo krahas partneritetit me Yezzy, fitonte rreth 1 milion dollarë nga OnlyFans, derisa reperi i kërkoi asaj të fshinte llogarinë në vitin 2022. Në këmbim, ajo thuhet se e rriti pagën e saj në 2 milionë dollarë në vit për të kompensuar të ardhurat e humbura, por megjithatë kjo nuk mjaftoi.

Në padi Pisciotta thotë se reperi filloi t’i dërgonte mesazhe vulgare që përfshinin ndër të tjera, detaje nga fantazitë e tij seksuale.
Siç raportojnë mediat e huaja, Pisciotta ka treguar ai është masturbuar përballë saj.

 
			 
                                 
                             