Kiara ka qenë e ftuar edhe në javën e Modës në Milano dhe ajo që na ka rënë në sy janë ose veshjet e saj sportive ose fustanet “oversize”. Siç e kemi bërë me dije fansat dyshojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël, por që për momentin dëshiron ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Martesa e saj me këngëtarin Luiz Ejlli ka qenë në qendër të mediave për një kohë shumë të gjatë. Prej kohësh përflitet në rrjet për një shtatzani të mundshme të moderatores.
Në tetor pritet që ajo të prezantojë edhe forumin e “Dancing With the Stars”, një program që do të transmetojë çdo ditë provat e konkurrentëve dhe një përmbledhje të të gjitha situatave ditën e diel.