Erjola Doçi konfirmon lidhjen me Azet

Blloku
Nga
min lexim

Pas daljes nga Big Brother Vip 3, intervistën e parë ekskluzive e dha për emisionin ku ajo bashkëmoderon me Ronaldo Sharkën, ‘Mos i bjer me Top’.

Në ekran u shfaq videoja e saj me këngëtarin Azet, që së bashku janë përfolur për një lidhje.

Erjola u shpreh se kjo video ka qenë në ‘SnapChat’-in e saj dhe dikush ia ka vjedhur, pasi tashmë nuk ka më akses në të.

“Kjo është një video imja në ‘Snapchat’. Fatkeqësisht nuk e kam më ‘Snap’-in. Nuk e di si ma kanë ‘hack’-uar. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje. (Qesh) Dhe videoja duket që është miqësore, – tha ajo, ndërsa Ronaldo ia ktheu me ironi:  ‘Duket’.

Mandej, u pyet nga Ronaldo pse u prish miqësia dhe ajo u përgjigj duke qeshur se distanca ka bërë punën e saj.

Shpërnda artikullin