Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka goditur me shuplakë një djalë të vogël që nuk i puthi dorën gjatë një ceremonie zyrtare. Incidenti ndodhi një ditë më parë, gjatë ceremonisë së hapjes së Projektit për Mbrojtjen dhe Rinovimin e Rrafshnaltës Aider, një projekt strehimi për transformimin urban në të gjithë provincën dhe fatkeqësitë.
Një video është postuar në internet ku shihet Erdogan duke i dorëzuar familjes çelësat e shtëpisë së tyre të re pas fjalimit. Dy nga fëmijët e familjes u ngjitën të parët në skenë.
Presidenti shtriu dorën që ata ta puthnin, por njëri nga djemtë nuk e bëri. Si kundërpërgjigje, Erdogan e goditi me shuplakë. Pas kësaj, fëmija i puthi pëllëmbën dhe lideri turk, sipas raportimeve të mediave, u dha të dy fëmijëve para xhepi.
Nuk është hera e parë
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që pamjet e Erdoganit duke rrahur fëmijë publikohen në internet. Më herët, presidenti ka vizituar fqinjët e familjes së tij në Rize. Aty i ka goditur një fëmije që donte të firmoste një fanellë të kombëtares turke.
Veç kësaj, një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2021 në hapjen e tunelit Salarkha në Rize, kur Erdogan trokiti në kokën e djalit.Gjithashtu vitin e kaluar, ai e goditi publikisht nipin e tij, por tha se e “përkëdheli”