fbpx
Ad imageAd image

Erdhën festat!  Ja dhuratat që pëlqejnë më shumë shqiptarët

Blloku min lexim

Dhjetori është për shumëkënd muaji më i shumëpritur. Atmosfera e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve sjell gëzim në çdo familje. Mirëpo, këto momente nuk do të kishin kuptim pa dhuratat. Në ditët e fundit të këtij viti, qytetarët kanë nisur shpenzimet për dhuratat simbolike që gëzojnë familjarët dhe miqtë e tyre.

Dhuratat janë dëshira e çdo grupmoshe, por fëmijët janë më të privilegjuarit në këto ditë festive. Për shumë qytetarë libri mbetet i preferuar për t’u dhuruar. Dhuratat e personalizuara apo punimet me dorë konsiderohen mjaft të veçanta. Anila tregton çdo ditë punimet e saj në shtëpizat prej druri të vendosura te sheshi Skënderbej, ndërsa thotë se qytetarët po i preferojnë gjithnjë dhe më shumë.

- Advertisement -

Janë gjëra që njerëzit i pëlqejnë se unë i punoj vetë, nuk i marr me shumicë diku. Mi kanë pëlqyer njerëzit. Kryesisht i kanë marrë për vajzat ose mbesat. Janë dhurata të veçanta.”, tha ajo. Edhe në këto festa lulet janë në listën kryesore të dhuratave. “Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhurohet shumë kjo lule, është e kuqe tipike dhe sjell mbarësi. Ose marrin dhe kompozime për mes tavoline me bredha dhe qirinj.”, pohoi ajo.

Mes një shumllojshmërie për të zgjedhur, bizhuteritë, aksesorët e zbukurimit apo veshjet, janë gjithashtu preferenca e qytetarëve në këto ditë festive, për të kujtuar dhe vlerësuar të dashurit e tyre.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO