Është hidhur për t’u pranuar, por tashmë dihet që ne shqiptarët bëhemi atdhedashës vetëm në rastet e festave të Nëntorit. Madje në këto ditë ma kaplon një entuziazëm pamat sa shpesh harrojmë detaje që në fakt mund ta ‘shpërfytyrojë’ simbolin tonë.
Në ditën e çlirimit të Shqipërisë, këngëtari i njohur Drake publikoi klipin e ri, “Polar Opposites”, i realizuar i gjithi me një tematikë dhe simbole shqiptare. Shqiptarët nëpër botë ishin më momente nostalgjie, mallëngjimi edhe entuziazmi të përfshirë bashkë dhe sigurisht ajo këngë u konsiderua si një ‘dhuratë’ për të gjithë shtetasit shqiptarë.
Në ato momente të gjithë u mjaftuan me faktin që një këngëtar kalifornian ka përdorur simbolet tona në klpini e tij, pa analizuar se si u përdoren këto simbole dhe ai u dha vlerësimi që meritojnë.
Eh po entuziazmi të mban në ajër, edhe gjërat sigurisht i sheh në mënyrë sipërfaqësore. E në këto kushte të gjithë filluan të merreshin e të zbulonin se kush ishte ‘Marina’, vajza që përmendet në tekstin e këngës, e cila supozohet se i ka thyer besimin Drakes.
Nëse Mariana mbetet në mesin e thashethemeve për një lidhje romantike me reperin e njohur, një lajm i vërtetë është që një ndër bashkëpunëtorët është emër shumë i njohur mes VIP-ave. Gentuar Memishi, një prej producentëve të Drake, është një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë.
Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “what Would Pluto Do”. E pra mund të jetë iniciativa e Gentit për të futur këto simbole në këngë dhe jo se Drake e ka menduar vërtetë dhuratë për ne.
Gabimet:
Gjithsesi vetëm tani pas disa ditësh, një pjesë, përfshirë këtu edhe ne, kanë filluar të shohin një anë tjetër të përdorimit të këtyre simboleve në klipin e Drake.
Në klip Drake ka të veshur flamurin shqiptar teksa shfaqet serioz dhe i ngrisur rrotull një salle ku ndodhet një tavolinë pokeri, pastaj një tjetër sallë ku Drake shfaqet duke luajtur bilardo me një grupo djemsh të gjithë veshur me flamurin shqiptar që rrinë të vrenjtur dhe vijnë vërdallë nga etja për të lozur.

Ndërsa vazhdon të mbajë flamurin shqiptar dhe përmend Prishtinën këngëtari ndalon përball Makinës së lojërave të fatit. Pra të gjitha këto simbole përzihen me simbolet tona kombëtare dhe po ta shikosh më vëmendje nuk duket aspak bukur një flamur me shqiponjë në mes të kazinosë.

Ndërkaq në këtë klip vihet re se mbizotëron ngjyra e errët dhe zymtësia , rrotull fytyra te egra djemsh duke pirë puro dhe me shikime te vrazhda. Të gjitha këto të ndërthurura me simbolet tona të japin një përshtypje sikur përfaqësojnë shqiptarë, sikur ne jemi ashtu siç shfaqet panorama në këngën e Drake.
E pra janë disa mënyra të gabuara ku është përdorur simboli jonë, që nuk përfaqësojnë fare Shqipërinë dhe aq më pak historinë tonë!