fbpx
Ad imageAd image

Eneda dhe Genti rrëfejnë historinë e dashurisë: Të tjerët nuk na kanë…

Blloku min lexim

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dhe basketbollisti Gent Lasku, kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë. Pas fotos së postuar në muajin korrik nga pushimet në Santorini, çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.

Aldo: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja? Ku e gjetët?

- Advertisement -

Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze…

Gent Lasku: Ashtu?

- Advertisement -

Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…

Aldo: Edhe të ngacmoka ë?

- Advertisement -

Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm këtë lloj… njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?

Eneda Tarifa: Si e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.

Gent Lasku: Ne ishm shokë.

Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.

Aldo: Ah keni qenë shokë përpara?

Gent Lasku: Njiheshim.

Eneda Tarifa: Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO