fbpx
Ad imageAd image

Elvis Presley do të rijetësohet nëpërmjet inteligjencës artificiale

Blloku min lexim

Elvis Presley ka ndërruar jetë 47 vite më parë për shkak të dyshimeve të kodeinës që kishte marrë për sistemin e tretjes. Ai u gjet i pajetë nga e fejuara e tij i shtrirë përtokë në rezidencën e tij në Graceland në Tennessee. Që prej asaj kohe fansat e tij dhe dashamirës të muzikës ende e kujtojnë duke dëgjuar këngët e tij.

Elvis Evolution do të jetë një shfaqje që kombinon inteligjencën artificiale dhe projeksionin holografik e cila do të shfaqet premierë në Londër këtë vit e cila do të mbështetet në mijëra foto dhe video nga pasuria e Elvis Presley për të sjellë përsëri në jetë ikonën. Ky trend filloi në vitin 2012, kur reperi amerikan Tupac Shakur i cili u vra nga një e shtënë me makinë në vitin 1996 kjo gjë u shoqërua me Snoop Dogg dhe Dr Dre në formë hologrami në Coachella në 2012.

- Advertisement -

Presley i njohur si mbreti i muzikës ‘Rock and Roll’ do të rikthehet në formë hologrami nga kompania Layered Reality në partneritet me Authentic Brands Group. Duke u nisur nga shitjet e Abba Voyage prej më shumë se 2 milion dollarë në javë, promovuesit presin të bëjnë para të mëdha.

- Advertisement -

Një sondazh i Gallup i zhvilluar në vitin 2017 zbuloi se 4 përqind e amerikanëve mendojnë se Elvis Presley është ende gjallë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO