fbpx
Ad imageAd image

Elsa Lila fituese e paracaktuar? Bojken Lako tregon si qëndron e vërteta

Blloku min lexim

 Kur na ndajnë pothuajse dy javë nga Festivali i Këngës në RTSH, organizatorët janë përballur vazhdimisht me akuza se fituesi është i përcaktuar, dhe këtu i referohen këngtëtares Elsa Lila. Ky thashethem është përforcuar me disa largime të bujshme nga gara, duke nisur me këngëtaret Samanta Karavella e Kejsi Tola, e së fundi dhe Sardi Strugaj.

Në lidhje me këto akuza ka folur dhe drejtori artisitik i Festivalit, Bojken Lako, i cili tha se largimet e këngëtarëve nga gara, janë bërë për arsye personale të këngëtarëve.

- Advertisement -

“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi shoë-t, por muzikës dhe orkestrës.Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës”, tha ai në emisionin e Ermal Peçit. 

Ndërsa hodhi poshtë thashethemet se Festivali i Këngës është i shitur dhe se Elsa Lila është fituese e përcaktuar.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO