Prezantuesja e BBC-së, Lauren Laverne, ka zbuluar se është duke u trajtuar për kancer. Ylli, 46 vjeçar falënderoi mjekët dhe familjen e saj për mbështetjen. “Kohët e fundit zbulova se kisha kancer. Falë Zotit arrita ta kuptoja në kohë dhe pres të shërohem plotësisht.
Unë jam në spital për momentin dhe doja të shfrytëzoja këtë moment për të falënderuar të gjithë. “Për familjen dhe miqtë e mi që kanë qenë absolutisht të jashtëzakonshëm në çdo hap të rrugës, u jam shumë mirënjohës dhe ju dua shumë. “Dhe sigurisht faleminderit kolegëve të mi për mbështetjen e tyre.