fbpx
Ad imageAd image

E tmerrshme/ Dhëndri i publikon videon e tradhtisë nuses në mes të dasmës

Blloku min lexim

Kjo që do t’iu tregojmë më poshtë është dasma më e keqe që  mund të ketë përjetuar ndonjëherë një vajzë.  Teksa çifti po festonin me të afërmit në restorant në Kinë, dhëndri nxori para të gjithëve një video ku tregonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar me kunatin.

- Advertisement -

Videoja shokoi të gjithë të ftuarit në dasmë , ndërsa dhëndri bërtiti: “A menduat se nuk e dija për këtë?”

Ajo i hodhi buqetën e saj me lule, ndërsa të tjerët po përpiqeshin t’i qetësonin. Si për çudi ata e sqaruan këtë gjë dhe vendosën të vazhdojnë me martesën.

- Advertisement -

Sipas Asia One, dhëndri e kapi aksidentalisht nusen e tij duke e tradhtuar ndërsa ai po testonte një kamerë që kishte instaluar në shtëpinë e tyre.

Klipi viral shkaktoi shumë debate, për të mos thënë më pak, pasi shumë ishin në anën e dhëndrit dhe menduan se ai kishte bërë hakmarrjen e përsosur.

- Advertisement -

Ky dhëndër nuk është i vetmi që provon një metodë të tillë, pasi një grua ekspozoi të fejuarin e saj duke lexuar çdo mesazh të tij që vërtetonte se ai po tradhtonte.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO