Ditën e sotme, programi i njohur i dashurisë, Përputhen, ka ardhur me një hyrje të pazakontë.
Ishte Aria, vajza më e re që i është shtuar ditën e sotme programit të dashur të publikut, por ajo që ka surprizuar të gjithë njerëzit në studio, është fakti se ajo nuk ka ardhur e vetme por me kafshën e saj fatsjellëse.
Dhe nesë do mendoni që është një kafshë e zakonshme, e keni gabim pasi Aria ka sjellë me vete gjarpërin e saj, me të cilin zgjodhi që të sfidojë Buçin.
Në momentin që Aria ka ardhur në studio, Megi e ka pyetur konkurrenten e re se cilin nga djemtë do zgjidhte që t’ja jepte gjarprin dhe ajo zgjodhi pikërisht Buçin.
Në momentin që Buçi e ka marrë dhe e ka vendosur të shpatull, gjarpëri bën një lëvizje të shpejtë, duke frikësuar moderatoren por jo vetëm, ku si pasojë u krijuan ulërima të shumta në studio
