Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë mbrëmje. Një autobot është përplasur me dy makina pranë tunelit të Kalimashit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë që po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në aksident u përfshinë një Benz me drejtues një person nga Tropoja, në të cilin ndodheshin 3 pasagjerë nga Kosova, dhe një autobot me drejtues një shtetas nga Kosova.
Sipas policisë kanë ndërrruar jetë një 58 vjeçar dhe një 45 vjeçar të dy banues në Kosov
Qarkullimi i makinave u bllokua për më shumë se një orë në njërën korsi të Rrugës së Kombit për shkak të aksidentit.