ëngjesi i sotëm në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ nuk u ka shpëtuar debateve dhe ironive. Teksa ishte duke pirë kafen në ballkon, Roza i kërkon Merit që të bëjë parashikimin ditor të yjeve. Kjo e fundit pranoi, por nuk i pëlqeu mënyra sesi Roza u shpreh.
Moderatorja i tregoi bisedën që pati me Ilnisën pak minuta para se Meri t’u bashkohej në ballkon, ku i tha se me gjasë astrologia ka parashikuar edhe ditën kur do të dalë.
Mes vajzave filloi debati:
Roza: O Meri, po diskutonim… Po i thosha ‘si nuk na i pa i pak i çik yjet’. Lëri tha se Meri i ka bërë detyrat e shtëpisë para se të vijë këtu
Meri: Prit se po pi kafen e mëngjesit pastaj flasim.
Roza: Ke llogaritur edhe daljen tënde, në ça date do dalësh, ke llogaritur mbarëvajtjen
Meri: Patjetër. Më duket se e ke llogaritur ti më mirë se unë daljen tim
Roza: Nuk e kam unë profesion astrologjinë, e ke ti
Meri: Po mbase. Po e kam unë, e kam llogaritur. Po e ke ti, e ke llogaritur. Ça të them unë
Roza: Mirë e zemër, pikë e mëngjesit, unë nuk dua të debatoj.