Jonida Maliqi ka zgjedhur Turqinë si destinacionin e saj për të kaluar pushimet verore. Këngëtarja po pushon me djalin e saj dhe nënën në Turqi, e cila ka ndarë dhe disa nga këto momente në rrjetet e saj sociale.
Përveç videove plot humor me të ëmën, Jonida ka ndarë një video të ëmbël me të birin.
Këngëtarja është treguar gjithmonë e kujdesshme të mos i publikoj fytyrën djalit, por ndryshe nga herët e tjera, duket se ajo e ka “thyer” këtë rregull.
Dan tani është thuajse 13 vjeç dhe ka ardhur nga martesa e këngëtares me ish bashkëshortin, Gent Prizrenin, me të cilin ishin për shumë vite të dashuruar.