Është përfolur dhe diskutuar pafund për raportin e Ylli Dervishit me Santianën gjatë këtij spektakli të “BBVK”. Pasi u prezantua klipi, në të cilin dolën pamjen e dy banorëve, ku dukeshin të ishin më shumë se shokë dhe ndër të tjera Buci që shprehet se mes të fejuarës dhe Santianës sheh një vij që i ndanë duke lënë të kuptohet se është akoma i paqartë nëse ka ndjenja apo jo për Santianën.
Të pyetur se si qëndron e vërteta mes raportit të tyre Buci u shpreh: “Unë kam ardhur këtu për me lujtë, edhe jam tu vazhdu ashtu. Mes neve nuk ka hala kurgja, se di a ka me pasë. Unë kam hy këtu si lojtar, në krejt mënyrat me m’pa publiku, dhe kam me vazhdu ashtu.”
Nga ana tjetër Santiana shprehet që ata të dy nuk kanë diçka mes tyre: “Edhe unë jam këtu për me lujtë, njëjtë sikurse Buci. Bucin e kam shok nuk ka kurgjo, nëse ka diçka unë e tregoj nuk më vjen turp, por krejt e dini që unë e kam një lidhje jashtë, edhe kam qef me e rujtë atë lidhje. Personi me të cilin jam, e di kush jam unë, e di pse jam këtu, unë jam në lojë.” Të dy nga banorët e mohojnë faktin që i kanë tejkaluar limitet e shoqërisë.
Por mbrëmja nuk mbaroj këtu pasi gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është futur befasisht gruaja e Bucit, Verona.
“Nëse pyet për familjen time, babit duhet me ia ble një televizor të ri, se të parin e ka thy”, ka qenë komenti epik i Veronës, duke treguar se si janë ndier familjarët e saj sa i përket lojës së Bucit.
Ndër të tjera ajo vazhdon: “Unë kam besim në ty, unë e di sa shumë ke luftuar të jesh me mu, dhe sa pengesa i kemi kalu për me qenë bashkë. Premtimet që t’i kam dhanë para se me hy ne Big Brother, asnjnë nuk ta kam thy.” – u shpreh më tutje Verona.
Takimi mes çiftit mbyllet me puthje dhe me premtime nga banori i BBVK ku thotë se nga sot e tutje do t’ju habis me sjelljen time duke ju larguar Santianës.