fbpx
Ad imageAd image

“E dëgjon veten kur flet”? Egla “mollë sherri”, Ilnisa përplaset keq ndaj Meritonit

Blloku min lexim

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë nominimi i Egla Cenos.

Moderatori i tha partneres së tij që ti respektojë ata që janë në nominim duke mos ju dalë kundër, megjithë sipas gazetares aktorja nuk respekton as “Vëllain e Madh” dhe as banorët, të paktën të respektojë publikun.

- Advertisement -

“Tu kisha lutur ty dhe të gjithëve që ti respektosh ata që janë në nominim, nuk ka rëndësi a është Egla, Romeo…”- i tha Meritoni partneres së tij.

“Ti po më akuzon mua se unë nuk e respektoj publikun? Ku do të dalësh, e dëgjon veten kur flet?” iu drejtua Ilnisa.

- Advertisement -

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Unë i bëj vetë pyetjet e mia, se si i bëj e di unë

- Advertisement -

Meritoni: Edhe ajo përgjigjet si të dojë. Nuk po flas për pyetjet me ty. Po e filloj nga ti sepse të dua dhe të dashuroj dhe të kam njërin më të afërt në jetë për momentin dhe familjen time. Duke fillu nga ti e filloj edhe me Rozën. Ku të bën thirrje dikush si Meritoni, si njeriu më i dashur i joti dhe Egla. Unë s’po ta drejtoj gishtin por kur të them që s’duhet

Ilnisa: Po ma drejton gishtin

Meritoni: Po ta drejtoj me të drejtë sepse po të them që s’duhet

Ilnisa: Ku gabova unë?

Meritoni: Unë po flas vetëm në menyrën sesi ti dhe Roza…

Ilnisa: Unë në doja të isha zëri i publikut në atë moment, ti s’mundesh të thuash..

Meritoni: Po s’je ti zëri i publikut. Nuk vendos ti për publikun

Ilnisa: E pashë të nevojshme të ndërhyje dhe ti thoja që riformuloje thirrjen, meqë ti nuk respekton as banorët as vëllain e madh, të paktën respektojë publikun

Meritoni: Tu kisha lutur ty dhe të gjithëve që t’i respektosh ata që janë në nominim, nuk ka rëndësi a është Egla, Romeo…

Ilnisa: Të gjithë i respektova. Ti po më akuzon mua se unë nuk e respektoj publikun?

Meritoni: Jo s’jam duke thënë këtë

Ilnisa: Këtë sapo bëre. Ku do të dalësh?

Meritoni: Ti nuk e respektove atë që ishte në nominim

Ilnisa: Kush nuk e respektoj? E dëgjon veten kur flet

Meritoni: E ndalove atë

Ilnisa: Kush e ndaloj Eglën more? Ne Eglës i dhamë të gjitha ato mundësi

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO